Page 174 - Demo
P. 174
Libër për mësuesin/en172ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORELënda: Teknologji me TIKLënda: Teknologji me TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Këshillimi dhe orientim në karrierë Rezultati i të nxënit të temës: Identifikon burime të ndryshme të informimit e të orientimit për arsim, aftësim profesional dhe punësim (në medie, internet etj.). Tregon llojet e profesioneve nëpërmjet informimit dhe orientimit të karrierës duke njohur vetveten, aftësitë dhe shkathtësitë që ai/ajo zotëron. Përshkruan planifikimin për t’u rritur gjithnjë në karrierë. Shpjegon rëndësinë e zgjedhjes së duhur të profesionit në jetën tonë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 1.2; II. 2.1; IV.4.1; VII. 7.1; VIII. 8.1.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF:• Informohet nga burime, forma e mënyra të ndryshme për planifikimin për karrierën e tij të ardhshme.• Njeh veten për të ndjekur një profesion të caktuar.• Evidenton hapat e planifikimit të karrierës.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 7.3 Planifikimi i karrierësFjalët kyçe: Tik, sfida, arritje, mundësi, planifikim.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: Identifikon hapat e planifikimit për një karrierë të suksesshme.Kriteret e suksesit:1.Ka njohuri të përgjithshme të profesioneve. 2.Kupton fjalën orientim për karrierë.3.Tregon hapat e duhur për të arritur një karrierë të suksesshme sipas tregut të punës. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (videoprojektori), Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Lidhet me gjuhët dhe shkathtësitë e komunikimit, shkathtësitë për jetë, barazinë gjinore dhe tolerancën, njohjen e medias, komunikimi ndërkurrikular përmes Tik-ut.Nxënësi/ja zhvillon kuptimin e termave gjuhësor.

