Page 177 - Demo
P. 177
Teknologji me TIK 7175PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon mënyrat e planifikimit për të ardhmen, nëpërmjet paraqitjes vizuale teknologjike.Rruga për të ndjekur që të kemi një profesion të caktuar është rruga që duhet ndjekur nëpërmjet një planifikimit të karrierës.Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke biseduar me nxënësit rreth bisedave të ndryshme që kanë diskutuar me prindërit dhe të afërmit e tyre.Cili është shkollimi që duhet të ndjekim për të ushtruar një profesion të caktuar?Cilat janë sfidat me të cilat përballemi në një profesion?Hapi II – Rrjeti i diskutimit Pyetje –përgjigje Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë dëgjuar më parë për profesionet që janë më të dukshme dhe më të kërkuara me kohën dhe tregun e punës. Diskutimi fokusohet në këto informacione dhe shpjegime. Menaxhimi i karrierës është një proces i vazhdueshëm i planifikimit, organizimit dhe drejtimit të saj. Planifikimi i karrierës ndërtohet bazuar në tri koncepte kryesore. Të planifikosh një karrierë të suksesshme do të thotë të integrosh në një pohim realist njohjen e vetvetes me opsionet potenciale të karrierës në tregun e punës. Për këtë, duhet që në mënyrë plotësisht natyrale të kthejmë të menduarit në veprim konkret. Të kuptosh rëndësinë e planifikimit të një karriere të suksesshme, nuk është patjetër një projekt i madh, por është me siguri një udhëtim i gjatë me ndalesa dhe pushime. Puna shpesh është një sinonim i kuptimit të suksesit dhe planifikimi i karrierës është një nënkomponent i planifikimit të jetës. Fokusi i planifikimit të karrierës, është t’i japësh vëmendje aktivitetit të punës dhe mjedisit të punës. Për këtë, analiza e një menaxhimi të suksesshëm fillon me njohjen e vetes dhe vlerësimit të saj.Mësuesi/ja tregon hapat për planifikimin e karrierës me zgjedhjet e studimeve që do të ndjekin:1.Njohja e e vetvetes 2.Eksplorimi i mundësive 3.Marrja e vendimeve të sigurta që i përgjigjen qëllimit 4.Veproni për realizimin e qëllimit tuaj Përforcim i njohurive Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi nëse kanë më tepër informacion rreth këtyre profesioneve.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

