Page 179 - Demo
P. 179


                                    Teknologji me TIK 7177PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon dhe diskuton në klasë se si e kanë zgjedhur degën e studimit të afërmit e tyre.A luan rol të rëndësishëm ambienti shoqëria ku jetojmë?Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke biseduar me nxënësit rreth bisedave të ndryshme që kanë diskutuar me prindërit dhe të afërmit e tyre.Si mendoni, cilët janë faktorët kryesorë që luajnë rol të rëndësishëm për zgjedhjen e degës së studimit? Po ju, a do të mund ta bëni vetë zgjedhjen pa sugjerimin e familjes tuaj?Hapi II – Rrjeti i diskutimit Pyetje –përgjigje Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë dëgjuar më parë për profesionet që janë më të dukshme dhe më të kërkuara me kohën dhe tregun e punës. Diskutimi fokusohet në këto informacione dhe shpjegime. Menaxhimi i karrierës është një proces i vazhdueshëm i planifikimit, organizimit dhe drejtimit të saj. Planifikimi i karrierës ndërtohet bazuar në tri koncepte kryesore:Të planifikosh një karrierë të suksesshme do të thotë të integrosh në një pohim realist njohjen e vetvetes me opsionet potenciale të karrierës në tregun e punës. Për këtë, duhet që në mënyrë plotësisht natyrale të kthejmë të menduarit në veprim konkret. Të kuptosh rëndësinë e planifikimit të një karriere të suksesshme, nuk është patjetër një projekt i madh, por është me siguri një udhëtim i gjatë me ndalesa dhe pushime. Puna shpesh është një sinonim i kuptimit të suksesit dhe planifikimi i karrierës është një nënkomponent i planifikimit të jetës. Fokusi i planifikimit të karrierës, është t’i japësh vëmendje aktivitetit të punës dhe mjedisit të punës. Për këtë, analiza e një menaxhimi të suksesshëm fillon me njohjen e vetes dhe vlerësimit të saj.Mësuesi/ja tregon hapat për planifikimin e karrierës me plotësimin e planit duke u përgjigjur pyetjeve:Kush jam unë? Çfarë jam? 1.Njohja e e vetvetes Interesa 2.Anët e dobëta Vlera 3.Mundësitë Cilësi 4.Rreziqet ShkathtësiPërforcim i njohurive Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi nëse kanë më tepër informacion rreth këtyre profesioneve.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183