Page 181 - Demo
P. 181
Teknologji me TIK 7179PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon për shitjen e një produkti cili produkt do të ishte më i shituri në qytetin tuaj, pse ky produkt do të shitej më shumë ? Arsyet pse do të pëlqehej nga njerëzit ?Si do të veproni për ta reklamuar produktin që ai të njihej nga më shumë njerëz? Veprimet në situatë Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet një reklame të një produkti që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë për sipërmarrës të rëndësishëm. Tregoj hapat që duhet për të ndërtuar një sipërmarrje nga ku shtrohen disa pyetje... A e do tregu atë që ne e ofrojmë? A është i gatshëm tregu për ofertën tonë? A do të na e mundësojë ideja jonë kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm? A është ideja jonë novatore? Cilat elemente përbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg?Që të mund të realizohet një ide është e nevojshme:1) të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë;2) pastaj është e nevojshme të definohet strategjia, përkatësisht mënyra sipas së cilës do t’i realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm pas kësaj do të mund të ndërtojmë një plan strategjik për zhvillimin e idesë deri tek implementimi i idesë. Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi nëse kanë më tepër informacion rreth bizneseve më fitimprurëse të viteve të fundit në qytetin ku jetoni. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën Provo veten ushtrimin 1 dhe 2 në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORENdërmarrësPërshtatet lehtëMerr përsipër rriskun InovatorKëmbëngulës Vetëbesim

