Page 185 - Demo
P. 185


                                    Teknologji me TIK 7183PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon rastin e mbylljes së një biznesi dhe hapjen e një tjetri. Liston faktorët që ndikojnë ,raste nga jeta e përditshme. Ndryshimi i emrave të lokaleve. Ndryshimi i emrit të një biznesi, i cili tregton të njëjtin produkt. Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar dhe nga jeta aktuale.Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin për rolin e rëndësishëm të marketingut dhe të reklamimit të një produkti të ri dhe një ekzistues, duke theksuar që parimet e marketingut janë shumë të rëndësishme me të gjitha fazat e zhvillimit dhe promovimit të produktit.Analizimi i kërkesës dhe parashikimit të fitimeve dhe kostove.Kjo gjë arrihet duke e promovuar dhe reklamuar.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën 1 të dhënë në rubrikën: “Provo veten!” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189