Page 189 - Demo
P. 189


                                    Teknologji me TIK 7187PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon teorinë duke realizuar objektet në planin e punës. Për të fituar kohën, klasa mund të ndahet në grupe dhe secilit grupit t’i kërkohet të zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë komunitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Grupi i parë: Një vizitë në shtëpinë e të moshuarve duke u shërbyer atyre ushqim apo duke u lexuar një libër. Grupi i dytë: Të ndërtoni postera dhe më pas ti shpërndani në lagjen tuaj për të grumbulluar rroba dhe lodra për fëmijët në nevojë ,kjo mund të realizohet edhe në shkollë duke jua shpërndarë nxënësve të shkollës për të grumbulluar sa më shumë dhe për t´jua ndarë familjeve në nevojë.Posteri të përmbajë gjithashtu dhe transparencën. Grupi i tretë: Organizimi i një panairi ushqimor në ambientet e shkollës dhe me fitimet e tyre për bamirësi. Hapi II Është shumë e rëndësishme që në çdo grup të ketë një lider që orienton punën e grupit dhe në këtë mënyrë, nxënësit mësojnë edhe disa nga cilësitë e liderit. Gjatë organizimit të aktiviteteve do këshillohej që ë të realizoheshin fotografi të çdo procesi të zhvillimit të aktivitetit të cilët mund të pasqyrojnë këndin e shkollës apo të klasës Hapi III Mësuesi/ja diskuton si u ndien nxënësit gjatë këtij aktiviteti. Cila ishte pjesa më e vështirë si ia dolën që të përfundonin ushtrimin. Nxënësit mësojnë kështu edhe rëndësinë e bashkëpunimit për të zgjidhur probleme.Bamirësia nuk të varfëron. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit ndërmarrin nisma të tjera ,të cilat u përgjigjen më së miri nevojave dhe dëshirave që keni në shkollën tuaj dhe implementimi i suksesshëm i aktivitetit të bamirësisë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën: “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193