Page 191 - Demo
P. 191


                                    Teknologji me TIK 7189PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon hapat e përpilimit të një plan biznesi për të menaxhuar paratë e fituara.Arka juaj e vogël Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë duke treguar disa pika të rëndësishme se si të hartojnë një plan të suksesshëm biznesi.Që të jesh një ndërmarrës është shumë e rëndësishme të kemi një vizion të qartë të asaj që duam të krijojmë. Kjo arrihet duke parashtruar disa pyetje:•	 Cilat janë arsyet e fillimit të këtij biznesi?•	 Çfarë synojnë të arrijnë sipërmarrësit nëpërmjet lançimit të këtij biznesi? •	 Do të plotësojë biznesi apo të zëvendësojë të ardhurat kryesore të sipërmarrësve të tij? •	 Ku do të jetë biznesi në 5 vitet e ardhshme? Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacione për hartimin e planit të biznesit. Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi nëse kanë më tepër informacion rreth planit të menaxhimit të të ardhurave familjare.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën 1 të dhënë në rubrikën: “Provo veten!” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195