Page 193 - Demo
P. 193


                                    Teknologji me TIK 7191PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja ka ftuar në ambientin e shkollës një ndërmarrës të suksesshëm për ta intervistuar. Veprimet në situatë Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke bashkëbiseduar në lidhje me zhvillimin e një interviste të realizuar në mënyrë të drejpërdrejtë. Intervista1. Si e ka vendosur emrin e kompanisë që drejton?2. Cilat kanë qenë studimet që ai ka ndjekur? A janë të lidhura studimet e tij me biznesin që ai ka sot?3. Si e filloi këtë punë? Kush e udhëhoqi në këtë rrugë? Si ishte ideja në fillim dhe si është biznesi sot?4. Cilat janë disa nga sfidat që i është dashur të përballet për të arritur aty ku është sot?5. Kush janë personat me të cilët këshillohet? Sa I rëndësishëm është menaxhimi për mbarëvajtjen e punës dhe pse?6. Cilat mund të jenë disa nga rreziqet apo kufizimet kur kemi një produkt të ri dhe dëshirojmë ta çojmë te konsumatori?7. A ju jep përvoja juaj me punë dhe organizata ndonjë ide për ndërmarrje të reja?8. Si dalloni nga konkurrentët?Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë drejtojnë pyetje për të intervistuarin e ftuar.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit realizojnë një prezantim në Power Point me pikat e forta dhe të dobëta të një sipërmarrësi të suksesshëm. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën: “Provo veten!” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197