Page 24 - Demo
P. 24
Libër për mësuesin/en22PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja tregon disa objekte, duke i ilustruar me disa foto sqaruese. Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. Argumentojmë dhe tregojmë prej çfarë materiali janë të përbëra, si dhe përmendim përdorimin e tyre në jetën e përditshme. shishe plastike shishe qelqi ujitëse prej zinku ujitëse plastike karrige plastike karrige druri vazo qeramike vazo plastike Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion për çfarë kanë përdorur njerëzit para se të zbulohej plastika. Lexojmë informacionin e dhënë në tekst mbi llojet e materialeve, plastika natyrale dhe objektet e krijuara me to. Nëpërmjet linkut https://www.sciencemuseum.org.uk/objects-and-stories/chemistry/age-plastic-parkesine-pollution demonstrohen objekte të krijuara.Tregojnë për plastikën e parë të krijuar nga njeriu. Shpjegojmë çfarë është plastika dhe llojet e plastikës, si dhe objekte të krijuara nga materiali i plastikës.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, si dhe i diskutojnë ato me mësuesen. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” në tekstin e nxënësit ushtrimin 3.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

