Page 26 - Demo
P. 26
Libër për mësuesin/en24PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon klasifikimin e plastikës, duke i dalluar ato sipas vetive, procesit të polerizimit, funksioni dhe burimin e tyre.Pyes nxënësit.A mund të bëni një ndarje të materialeve plastike?Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet një skeme.Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion. Në bazë të këtyre vetive e bëjmë klasifikimin e plastikës.Duke i renditur sipas varësisë të përdorimit dhe llojit të origjinës që kanë, nxënësit tregojnë dhe ku përdoret plastika sipas sektorëve duke përfshirë dhe prodhimin e ambalazheve, në ndërtim dhe konstruksione, në tekstile, produkte të konsumit, transport, shëndetësi, makineri elektrike, elektronike dhe ato industriale.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër 1 dhe 2 dhe i diskutojnë ato me mësuesen. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” ushtrimin 3 në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

