Page 32 - Demo
P. 32
Libër për mësuesin/en30Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Lidhet me gjuhët dhe shkathtësitë e komunikimit, shkathtësitë për jetë, barazinë gjinore dhe tolerancën, njohjen e medias, komunikimi ndërkurrikular përmes Tik-ut.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit Është shumë e rëndësishme që mësuesi/ja të ketë njoftuar më parë nxënësit në lidhje me materialet që duhen për të ndërtuar një shtëpi me materiale të riciklueshme. Idealja do ishte që grupe të ndryshëm t’i ndërtonin me materiale të ndryshme. Madje grupi i parë mund të lihet i lirë për të ndërtuar me materi,ale të riciklueshme. Në fund të ushtrimit, diskutohet se cili është grupi që ndoqi me më shumë përpikëri hapat, si arritën ata të ndërtonin mekanizmin e kërkuar.Për të fituar kohën, klasa mund të ndahet në grupe dhe secilit grupit t’i kërkohet të ndërtojë një shtëpi me materiale të riciklueshme.Përzgjedhja e materialeve dhe ndërtimi i maketit.Cilat do të ishin materiale më të mira për të ndërtuar dritaret, dyert dhe muret? Argumentoni zgjedhjen për secilin material.Grupi i parë: Ndërton një shtëpi me materiale të riciklueshme.Grupi i dytë: Ndërton një shtëpi me materiale të riciklueshme.Grupi i tretë: Ndërton një shtëpi me materiale të riciklueshme.Hapi II Është shumë e rëndësishme që në çdo grup të ketë një lider që orienton punën e grupit dhe në këtë mënyrë, nxënësit mësojnë edhe disa nga cilësitë e liderit. Hapi III Mësuesi/ja diskuton si u ndien nxënësit gjatë këtij aktiviteti. Ai/ajo i pyet se cila ishte pjesa më e vështirë si ia dolën që të përfundonin punën e tyre. Nxënësit mësojnë kështu edhe rëndësinë e bashkëpunimit për të zgjidhur probleme dhe për të krijuar dhe realizuar projekte.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit dhe me produktin final dhe vlerësohen të tri punimet e grupeve nxirret punimi më i mirë dhe ekspozohet në mjedisin e klasës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

