Page 34 - Demo
P. 34
Libër për mësuesin/en32PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja tregon disa mjete pune, duke i ilustruar me disa foto sqaruese dhe tregon përdorimi i tyre. Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion se cilat janë mjetet që përdorin më shpesh kur ndodhin defekte teknike në shtëpi. Mbajini shënim në fletore dhe diskutojini në klasë. A janë të rëndësishme njohuritë rreth përdorimit të mjeteve sipas funksionit? Si i klasifikojmë ato:1. Mjetet e punës të dorës a) funksionit: mbajtëse, goditëse, shpuese, gërmuese, prerëse etj.b) profesionit: veglat e marangozit, rrobaqepësit, fermerit, hidraulikut etj.c) materialit: prej druri, metali, plastike etj.2. Makina/Mjetet elektrike 3. Mjetet mekanikeHapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi nëse kanë më tepër informacion rreth mjeteve të dorës.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit ushtrimi 1.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten|” në tekstin e nxënësit ushtrimi 2.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

