Page 36 - Demo
P. 36


                                    Libër për mësuesin/en34PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e veglave të punës. Më pas, mësuesi/ja shpjegon që veglat mund të grupohen: a) veglat e punës; b) veglat e matjes dhe të kontrollit; c) veglat dhe instrumentet për procesin e shënjimit. A keni provuar ndonjëherë të prisni apo të hapni vrima në një material plastik? Sa e vështirë ka qenë? Diskutoni.Veprimet në situatë Hapi I –Diskuti Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet veglave të punës që ai/ajo ka në klasë, si dhe duke u dhënë informacione se si mund të përdoren mjetet e punës.Në këtë mësim do të mësoni si të përdorni disa nga mjetet që shërbejnë për përpunimin e materialeve plastike. Sharrimi i plastikës Shpimi i vrimave në materialet plastike Ngjitja e materialeve plastikeHapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit i këmbejnë materialet me njëri-tjetrin dhe diskutojnë cilin prej tyre njohin më shumë. Ku mund të përdoren? Përse na shërbejnë në jetën tonë? Si na e lehtësojnë procesin e punës?Nxënësit mund të diskutojnë se si përdoren mjetet, cilat janë rregullat e sigurisë në punë dhe kujdesi që duhet treguar ndaj këtyre mjeteve. Udhëzimet e sigurisë 1. Sigurohuni që gryka të mos ketë mbetje të vjetra të ngjitësit.2. Gjithmonë sigurohuni që pistoleta ngjitëse të jetë shkëputur nga priza përpara se të pastroni ose hiqni grykën.3. Asnjëherë mos përdorni ujë për të pastruar një pistoletë ngjitëse. 4. Nëse është e mundur, vishni një palë doreza teksa punoni me ngjitës të nxehtë, për të mbrojtur duart tuaja nga nxehtësia dhe rrëmuja.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në fletoren e punës. Në mësimin tjetër, klasën e ndaj në dy grupe dhe u përcaktoj mjetet e punës që duhet të kenë secili grup për kryerjen e veprimtarisë.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40