Page 38 - Demo
P. 38


                                    Libër për mësuesin/en36PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREËshtë shumë e rëndësishme që mësuesi/ja të ketë njoftuar më parë nxënësit në lidhje me materialet që duhen për të ndërtuar. Idealja do ishte që grupe të ndryshëm t’i ndërtonin me materiale të ndryshme. Një grup (grup i parë) mund të lihet i lirë për të ndërtuar me materiale të riciklueshme. Në fund të ushtrimit, diskutohet se cili është grupi që ndoqi me më shumë përpikëri hapat, si arritën ata të ndërtonin objekte të ndryshme.Në këtë punë praktike, nxënësit zhvillojnë njohuritë e mësuara falë zbatimit të tyre në praktikë. Hapi I Pasi janë përcaktuar mjetet e nevojshme për secilin grup Mjetet e nevojshme: •	 pipëza plastike që përdoren për pirjen e lëngjeve;•	 1 rul kartoni që shërben për mbajtjen e letrës së kuzhinës ose tualetit;•	 1 fletë kartoni e trashë me ngjyrë;•	 gërshërë;•	 vizore;•	 laps;•	 pistoletë me ngjitës silikoni (nëse nuk keni pistoletë, mund të përdorni vinovil).Hapat që duhet të ndiqni:Grupi i dytë janë të lirë sugjerohet me tapat e shisheve plastike të ndërtojnë një motiv për këtë mund të jenë njoftuar që me fillimin e këtij kapitulli.Klasa mund të ndahet në 2 grupe. Grupi 1: Ndërton objektin me mjetet e punës të cilat i kanë të disponueshme në lidhje me punën që do të kryejnë. Grupi 2: Ndërton objektin me mjetet e punës të cilat i kanë të disponueshme në lidhje me punën që do të kryejnë.Hapi II Në fund të aktivitetit, nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, dallimin që ka midis dy mekanizmave. Gjithashtu, ata diskutojnë ku mund të përdoren këto mekanizma në jetën e përditshme. Hapi III Secili nga nxënësit shkruan në fletoren e tij/saj, një paragraf të vogël se çfarë mësuan falë kësaj detyre. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit kanë realizuar detyrën e hapit III, si dhe kanë realizuar me sukses detyrën e grupit dhe të kuptojnë rëndësinë e riciklimit.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42