Page 41 - Demo
P. 41
Teknologji me TIK 739PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Veprimet në situatë Situata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon teorinë duke realizuar objektet në planin e punës dhe tregon mjetet e punës me të cilat do të krijojnë sistemin e çikrikut. Për të fituar kohë, klasa mund të ndahet në grupe dhe secilit grupit t’i kërkohet të zhvillojë veprimtarinë mësimore.Mjetet e punës:Varëse rrobash metalike Bobinë periSpango ose pe i hollëDarë ose pinca, duke ndjekur zhvillimin e veprimtarisë sipas hapave deri në realizimin e detyrës.Grupi i parë: Ndërtimi i rrotullës së palëvizshme, eksperimente, ndërtim tabele me të dhëna funksioni i saj në lidhje me ligjet e fizikës. Grupi i dytë: Ndërtimi i rrotullës së palëvizshme, eksperimente ,funksioni i saj ndërtimi i grafikut me vlerat e gjetura.Grupi i tretë: Ndërtimi i rrotullës së palëvizshme, përdorime të rrotullës së palëvizshme në jetën e përditshme.Hapi II Është shumë e rëndësishme që në çdo grup të ketë një lider që orienton punën e grupit dhe në këtë mënyrë, nxënësit mësojnë edhe disa nga cilësitë e liderit. Gjatë organizimit të aktiviteteve do këshillohej që ë të realizoheshin foto të çdo procesi të zhvillimit të aktivitetit të cilët mund të pasqyrojnë këndin e shkollës apo të klasës.Hapi III Mësuesi/ja diskuton si u ndien nxënësit gjatë këtij aktiviteti. Cila ishte pjesa më e vështirë si ia dolën që të përfundonin ushtrimin? Nxënësit mësojnë kështu edhe rëndësinë e bashkëpunimit për të zgjidhur probleme.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit kanë mundur të realizojnë veprimtarinë e dhënë dhe zbatimet praktike të çikrikut.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

