Page 43 - Demo
P. 43


                                    Teknologji me TIK 741PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Veprimet në situatë Situata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja ndan klasën në grupe për realizimin e ndërtimit të vinçit. Për të fituar kohën, klasa mund të ndahet në grupe dhe secilit grupit t’i kërkohet të zhvillojë veprimtarinë mësimore.Mjetet e punës:Secili grup duke ndjekur zhvillimin e veprimtarisë sipas hapave deri në realizimin e detyrës.Grupi i parë: Ndërtimi i bazamentit (struktura mbajtëse) me mjetet e nevojshme. Grupi i dytë: Ndërtimi i çikrikut Grupi i tretë: Montimi i çikrikut në strukturë Grupi i katërt: Ndërtimi i levës ngritëse Grupi i pestë: Montimi i sistemeve të rrotullave Hapi II Është shumë e rëndësishme që në çdo grup të ketë një lider që orienton punën dhe në këtë mënyrë, nxënësit mësojnë edhe disa nga cilësitë e liderit. Realizimi i detyrës Hapi III Mësuesi/ja diskuton si u ndien nxënësit gjatë këtij aktiviteti. Cila ishte pjesa më e vështirë dhe si ia dolën që të përfundonin ushtrimin? Nxënësit mësojnë kështu edhe rëndësinë e bashkëpunimit për të zgjidhur probleme.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën Provo veten në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47