Page 45 - Demo
P. 45


                                    Teknologji me TIK 743PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Situata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon çfarë janë polimeret dhe si mund të krijojmë vetë polimere , duke i ilustruar me disa fotografi sqaruese. Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ua demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet fotografive që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. Rendit mjetet e punës për krijimin e polimerit; ngjitës i bardhë shkollor, ujë, detergjent pluhur, gotë e vogël, lugë e vogël çaji, lugë për përzierje, letër tualeti. Tregoj hap pas hapi mënyrën e përgatitjes së polimerit.Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin. Si duket polimeri juaj? A kërcen? Mund ta zgjatni? A mund t’i jepni formë? Si mund ta përshkruani polimerin me fjalët tuaja?Hapi III – Provo veten Nxënësit realizojnë polimeret e tyre dhe i diskutojnë ato me mësuesen në lidhje me funksionin e tyre.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit kanë përfunduar realizimin e ndërtimit të një polimeri dhe kur e përshkruajnë me fjalë se çfarë është një polimer.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi polimere sipas dëshirës REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49