Page 47 - Demo
P. 47
Teknologji me TIK 745PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Situata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja bën përshkrimin e plastikës dhe nga prodhohet duke i ilustruar me disa foto sqaruese.Gjithashtu tregon se nga se përbëhet bioplastika dhe rëndësinë e saj.Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë dëgjuar më parë për bioplastikën pse dhe ku e përdorim ,rëndësia e saj. Mësuesja demonstron në klasë me mjetet e nevojshme krijimin e bioplastikës me mjetet e nevojshme:1 lugë gjelle miell misri, dy pika vaj misri, një lugë gjelle ujë, 2 pika ngjyrues ushqimor.Hapi III – Provo veten Nxënësit të ndarë në grupe realizojnë punën e tyre dhe emërtojnë tre gjëra që ata mund të bëjnë me rinoplastikën? Nxënësit plotësojnë fletoren e punës, e më pas diskutojmë për eksperimentin. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit plotësojnë fletoren e punës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit tregojnë anët pozitive të përdorimit të bioplastikës. REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

