Page 52 - Demo
P. 52


                                    Libër për mësuesin/en50ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Jeta dhe puna dhe dhe shëndetiLënda: Teknologji me TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Shkathtësitë e të punuarit Rezultati i të nxënit të temës: - kryen përpunime në forma të ndryshme të objekteve me materiale artificiale brenda dhe jashtë klasës;- krijon modele të ndryshme me materiale plastike në kabinet;- skicon dhe krijon modelin e çikrikut, modele tjera, sipas kritereve të dhëna në libër ose manual me materiale adekuate.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1.1,1.2 II.2.1 III.3.2 IV.4.1 V.5.1 VI.6.1 IX.9.1,9.2 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Përdor veglat, mjetet dhe materialet adekuate për të punuar produkte, modele të thjeshta, bazuar në skica dhe udhëzime.9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 2.5 Përdorimi i mjeteve të punës Fjalët kyçe: krijimtari, materiale artificiale, mjete, piramidë.Nxënësi/ja: 	krijon projekte të ndryshme nëpërmjet ideve me materiale, si: vizore, laps, lamë prerëse, ngjitës, bojëra, plastikë, pllaka kompensate, fije, markera etj.Kriteret e suksesit:1.ka njohuri të përgjithshme në përdorimin e materialeve për të zhvilluar krijimtari të ndryshme;2.tregon hapat e duhur për të ndërtuar një piramidë;3.ndërton një krijim origjinal.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (videoprojektori).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësit mund të kuptojnë më mirë disa koncepte të lëndës së fizikës, shkathtësisë për jetë, puna vullnetare. 
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56