Page 55 - Demo
P. 55


                                    Teknologji me TIK 753PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Situata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon tregon disa instrumente, duke i ilustruar me disa foto sqaruese, thoni për çfarë shërbejnë, për çfarë i përdorim ato?Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë që kanë ku çdo matje bëhet me instrumente të veçanta dhe shprehja e tyre njësitë e tyre me shumëfishat dhe nënfishat e tyre në varësi të përdorimit të tyre në objekte të ndryshme dhe në situata të ndryshme.Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë ide dhe mendime për përdorimin e instrumenteve matëse dhe si i përdorim ato në aktivitete të ndryshme.Matja e përmasave: Me vizore, metër, metër shirit, njësitë e matjes 1 m = 100 cm; 1 cm = 10 mm; 1 mm = 1000 mikronë.Matja e masës: Realizohet nëpërmjet peshores, kandarit. Njësia e matjes së masës shprehet me gram (gr), kilogram (kg), kuintal (kv), ton (t). Peshoret janë të llojeve të ndryshme: elektronike, me bateri, mekanike (me gurë peshe). Aktivitet: Provoni të krijoni një peshore të thjeshtë, të ngjashme me modelin në figurë. Krijoni disa gurë peshe dhe shkruani masën përkatëse te secili prej tyre. Merrni disa ushqime të vogla, të paketuara, ku tregohet dhe masa e tyre. Matni masën e tyre me peshoren tuaj dhe krahasoni matjet me masën e treguar në paketim. Rezultatet paraqitini në një tabelë. Diskutoni rezultatet. Matja e kohës: bëhet me anë të orës. Orët janë të tipave të ndryshëm: me akrepa, me bateri, me lavjer,rës, elektronike etj. Njësia e matjes së kohës shprehet me sekonda (sek), minuta (min) dhe orë. Pajisje për të regjistruar kohën është dhe kronometri. Ka dy lloje kronometrash: analogë dhe digjitalë. Krono,metri analog ka akrepa për të treguar kohën, ndërsa digjitali e shfaq atë në një numër të vogël ekrani.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të përdorimit të instrumenteve matëse të cilat ne përdorim.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën: “Provo veten!” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE1 cm = 10 mm1 cm = 10 mm MetriMetri Metri
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59