Page 57 - Demo
P. 57
Teknologji me TIK 755PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITËE PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Situata e të nxënit Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e mekanizmave, duke i ilustruar me disa fotografi sqaruese. Si funksionon një dinamometër, i cili demonstrohet në klasë dhe e përdor për të kryer matje të ndryshme me objektet e ndodhura ne klasë ose kabinet, libër, portofol mjetesh, çantë për të matur forcën me të cilin tërheqin një trup.Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ua demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet fotografive që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. https://phet.colorado.edu/Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe fillojnë punën për ndërtimin e dinamometrit, duke ndjekur udhëzimet ne tekst.Përcaktimi i njësisë matëse Pesha është forca me të cilën Toka tërheq objektet në sipërfaqen e saj. Ajo matet me njuton dhe gjendet me formulën P = m · g, ku m është masa (në kg), në rastin tonë guri i peshës 0,1 kg dhe g është konstantja e forcës gravitacionale 9,8 m/s² ~ 10 m/s2. = 0,1 x 10 = 1 N.Zbatojmë formulën edhe për 200 g, 300 g, për çdo gurë peshe që kemi vendosur, dhe në çdo shenjë të vijëzuar do të shënojmë 1 N, 2 N e kështu me radhë. Pasi kemi njehsuar edhe njësitë matëse në shirit, dinamometri ynë është gati për matje.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimin 1 në libër.1. varni trupa të ndryshëm dhe matni forcën e tyre. Matjet hidhini në tabelë:Objekti Masa (gr) Forca (N)2. Cili trup ka forcën më të vogël?3. Cili trup ka forcën më të madhe?4. Deri në sa njutonë mat instrumenti juaj?VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën: “Provo veten!” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

