Page 74 - Demo
P. 74
Libër për mësuesin/en72ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe puna dhe dhe shëndetiLënda: TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Shkathtësitë e dizajnimit Rezultati i të nxënit të temës: - zbaton inicimin dhe skicimin e idesë; - zbaton projeksionin kënddrejtë të trupit në tri rrafshe;- krahason objektet dy dhe tredimensionale në shkollë dhe jashtë saj; - krijon projekte të ndryshme në programe të dizajnit në formë digjitale; - analizon përdorimin e programeve me objekte të gatshme dhe ato të konstruktuara nga fillimi sipas idesë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,4,6 II.6,7,8 III. 1,2,5,7 IV.1 V.6 VI.1Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): Kuptimi dhe përdorimi i teknologjisë për jetën dhe punën e përditshme2.1 Kupton drejt dhe zbaton udhëzimet e shkruara dhe pasqyrimet pamore për aktivitete të ndryshme praktike.3.2 Përdor veglat, mjetet dhe materialet adekuate për të punuar produkte, modele të thjeshta, bazuar në skica dhe udhëzime. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Këndi i parë i projeksionitFjalët kyçe: kënd projektimi, rrafsh, projeksion.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shpjegon konstruktimin e projeksionit kënddrejtë të objekteve.Kriteret e suksesit:1. nxënësit realizojnë këndin e parë projeksionit;2. realizon vizatimin e projeksionit sipas vëzhgimit të syrit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori), materiale të vizatimit teknik. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja zhvillon kuptimin e vizatimit teknik dhe realizon vizatime të thjeshta.

