Page 78 - Demo
P. 78
Libër për mësuesin/en76ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe puna dhe dhe shëndetiLënda: TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Shkathtësitë e dizajnimit Rezultati i të nxënit të temës: - zbaton inicimin dhe skicimin e idesë; - zbaton projeksionin kënddrejtë të trupit në tri rrafshe; - krahason objektet dy dhe tredimensionale në shkollë dhe jashtë saj; - krijon projekte të ndryshme në programe të dizajnit në formë digjitale; - analizon përdorimin e programeve me objekte të gatshme dhe ato të konstruktuara nga fillimi sipas idesë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,4,6 ,7,8 II.6, III. 3,5,6, IV.1 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): Kuptimi dhe përdorimi i teknologjisë për jetën dhe punën e përditshme3.1Përshkruan dhe analizon doracakët për vegla dhe makina të ekonomisë familjare.4.2 Aplikon TIK-un në përmbajtje të lëndëve të ndryshme mësimore drejt digjitalizimit në nxënie.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 3.6 Projektimi me program kompjuterikFjalët kyçe: program dizajni, SketchUp.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: krijon projekte të ndryshme në formë digjitale në programet e dizajnit. Kriteret e suksesit:1. krijon trupa të ndryshëm në SketchUp;2. janë në gjendje të përdorin disa vegla bazike të SketchUp-it.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori), materiale të vizatimit teknik. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja zhvillon kuptimin e vizatimit teknik dhe realizon vizatime të thjeshta

