Page 88 - Demo
P. 88
Libër për mësuesin/en86ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe puna dhe dhe shëndetiLënda: TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Njeriu dhe shoqëria në teknologji Rezultati i të nxënit të temës: - tregon rëndësinë e teknologjisë ushqimore dhe funksionin e saj nëpërmjet prezantimeve të ndryshme;- paraqet planin për përdorimin e ushqimit të shëndetshëm nëpërmjet projekteve të ndryshme;- analizon tregtimin e prodhimeve në Kosovë me shtetet për rreth;- paraqet transportin si pjesët teknologjisë dhe rëndësisë në jetën tonë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme;- krijon ide për ruajtjen e mjedisit për realizimin e aktiviteteve të ndryshme praktike;- krijon publikime të ndryshme për vetëdijesimin e ruajtës së mjedisit në formë digjitale;- planifikon dhe realizon aktivitete me komunitetin për përdorimin dhe ndikimin e teknologjisë në shoqëri.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2, 4, II.1,3,5,6,8, III.3,5,7 IV.1,6,7 VI.8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 4.3 Tregtia e prodhimeve në Kosovë me shtetet përrethFjalët kyçe: mallra, tregtimi brenda, tregtimi jashtë, import, eksport.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - analizon tregtimin e prodhimeve në Kosovë me shtetet përreth.. Kriteret e suksesit:1. tregon cilat lloje të produkteve e kanë prejardhjen nga Kosova dhe cilat vijnë nga jashtë;2. dallon importin dhe eksportin e mallrave.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori).

