Page 93 - Demo
P. 93
Teknologji me TIK 791Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori), fotografi të mjeteve të ndryshme të transportit.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Lidhet me lëndën e Gjeografisë, pasi nxënësit mund të hulumtojnë cilat vende mund të vizitohen nëpërmjet transportit ajror dhe cilat vende nëpërmjet transportit tokësor.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon rëndësinë që kanë mjetet e transportit si i ujit, ajrit dhe i tokës dhe funksionimi i tyre.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ilustruar rëndësinë e mjeteve të transportit në jetën e përditshme.Hapi II – Leximi i mësimitNxënësit analizojnë përparësitë që kanë mjetet e transportit, si aeroplanët për udhëtimet në ajër.Gjejnë se cilin transport përdorni për të shkuar me pushime ose për të vizituar një qytet tjetër .Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en. Se cili lloj transporti ju pëlqen më shumë dhe pse VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

