Page 99 - Demo
P. 99


                                    Teknologji me TIK 797Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja i shfaq informacion në internet për tematikën e duhanit. Përgatitni një hamer me fotografi dhe informacione që dëshironi t’i ndani me fëmijët e tjerë, për të ndërgjeg,jësuar për dëmet që sjell duhani. Hapi I – DiskutimMësuesi/ja i ndahen nxënësit në disa grupe, për të pyetur banorët e komunitetit ku jetojnë se sa zbatohet ligji antiduhan në ambientet publike. Të anketuarit do të japin përgjigje të ndryshme, prandaj duhet të përgatitni paraprakisht një tabelë në Excel, e cila do t’ju ndihmojë t’i mblidhni të dhënat në mënyrë të saktë. Më pas, këto të dhëna hidhini në kompjuter. Analizoni se sa për qind e njerëzve janë pro ligjit antiduhan dhe sa prej tyre janë kundër këtij ligji. Argumentoni përfundimin e anketës, bazuar te përgjigjet e të anketuarveHapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit prezantoni gjetjet tyre në klasë, duke përdorur programin Power Point.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin detyrën dhe konstatojnë se Interneti është një prej teknologjive që ka ndryshuar jetën e njeriut. Kështu, për t’u njohur më mirë me pasojat e duhanpirës në shëndetin e njeriut, do t’ju këshillonim të përdorni Google, Chrome për të gjetur informacion në internet.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103