Page 10 - Demo
P. 10


                                    Libër për mësuesin/en8Brainstorming, është një veprimtari që bën pjesë në stilin pamor por edhe dëgjimor, duke iu përshtatur lëndës së muzikës sepse nëpërmjet vendosjes së një fjale kryesore apo fragmenti muzikor për dëgjim CD, shërben si fillimi i një diskutimi në mësim për një problem të caktuar, i cili më pas vazhdon me metoda e teknika të tjera.Qëllimi i përdorimit të Brainstorming-ut është të vërë në dukje sa më shumë ide, zgjidhje ose komente për një problem të dhënë. Brainstorming-u përdoret për të shprehur ide të reja me të gjithë klasën ose me një grup nxënësish dhe karakterizohet nga një lojë me përmasa të gjera dhe nga një intensitet i të shprehurit të larmishëm për gjëra të njohura.P.sh. shkruhet në dërrasë të zezë, fjala “Muzika profesioniste shqiptare”, ose vendosjen e një muzike mjaft të njohur për dëgjim ku nxënësve u kërkohet të flasin rreth asaj që dinë mbi veprën muzikore, llojin e saj apo kompozitorin e veprës muzikore, duke sjellë informacion rreth kohës që ai/ajo jetoi.Kjo teknikë kërkon që çdo mësimdhënës të mbajë parasysh:• Asnjë prej zgjidhjeve e ideve të mos kritikohet.• Të nxiten nxënësit të shprehin ide.• Diskutimi të zhvillohet për gjëra të njohura.• Të aktivizohen edhe nxënës të ndrojtur.• Të shërbejë si nxehje e trurit.Kubimi është një teknikë që mund të bëjë pjesë në stilin dëgjimor, sepse përmes vendosjes së një vepre dëgjimore shqiptare, ndihmon shqyrtimin e veprës nga këndvështrime të ndryshme, për shkak të përjetimit emocional që është i ndryshëm te gjithsecili. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtra: Përshkruaje, krahasoje, shoqëroje, analizoje, argumentoje (pro ose kundër) p.sh.:- vepër muzikore, këngën, muzikën popullore, dy kompozitorë, ku nxënësit udhëzohen të mendojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mësuesit dhe ta përshkruajnë atë: (forma muzikore, karakteri i veprës, subjekti që trajton vepra etj.).Tabela e koncepteve, është një teknikë që bën pjesënë stilin dëgjimor, një teknikë racionale për të organizuar informacionin muzikor përmes dëgjimit dhe krahasimit të disa veprave muzikore. Përdoret veçanërisht kur jepen njëkohësisht më shumë se një koncept a dukuri. Ndihmon së tepërmi të kuptuarit, përmes strukturimit të materialit, pas leximit dhe në realizmin e skemave të qarta, që sigurojnë qëndrueshmërinë e dijeve. Kjo teknikë përdoret me sukses në fazën e realizimit të kuptimit dhe reflektimit. Tabela e koncepteve hartohet duke renditur konceptet apo njohuritë muzikore, që duhet të krahasohen dhe në kolona renditen tiparet apo karakteristikat mbi bazën e të cilave bëhet ky krahasimi i veprave muzikore.
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14