Page 102 - Demo
P. 102
Libër për mësuesin/en100Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Vazhdohet puna me mësimin e këngës “Këngë moj”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutrale;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;> përvetësimi i këngës: Përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i të gjitha strofave.> përkryerja artistike e këngës: Këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Reflektimi (10 minuta) Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.VlerësimiVlerësimi i nxënësit/es do të bëhet për rezultatet e arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me këngën e re;N2: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N3: interpretimin e këngës me emocion;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup, korrekt në ritëm dhe në intonacion.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për krijimin e një eseje duke shpjeguar përjetime të ndryshme.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.- I –Këngë moj ti merre dhenëKush ta di moj ty folenëMos më rri ti e ngujuarShëroi shpirtrat e helmuarHej, hej, hej, hej, hej, hej!- Refreni -Këngë moj buçit në maleDhe barinjt’ le të hedhin valleEdhe qingjat le t’blegrojnëKur bilbilat të këndojn’ o hej!- II -Këngë moj ti thuaja lartëMallëngjim djalli ta marrtëKëngë moj na mbush me gëzimeSe n’ty shpirt gjen ngushëllimeHej, hej, hej, hej, hej, hej!- Refreni -Këngë moj buçit në maleDhe barinjt’ le të hedhin valleEdhe qingjat le t’blegrojnëKur bilbilat të këndojn’ o hej!

