Page 103 - Demo
P. 103
Art muzikor 9101ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: Kreativitet muzikorRezultati i të nxënit të temës:- krijon tërësi të reja muzikore në bazë të rikrijmit, tekstit poetik etj.- shfrytëzon teknologjinë bashkëkohore (dhe atë muzikore) sipas interesimit dhe prirjes për të performuar dhekrijuar shprehje;- shprehet për veprën e dëgjuar muzikore me vizatim, ese, poezi ose forma tjera shprehëse artistike;- shprehet për karakteristikat e veprës muzikore (formën, llojin, zhanrin përmbajtjen) me komentim, me shkrim, forma vizuale, prezantim me teknologji bashkëkohore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.5. Të kuptuarit, të analizuarit, të gjykuarit, të sintetizuarit.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.1. Mësimi për të mësuar/nxënë – vetorganizimi i të nxënit.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF 1.I.2. Improvizon në mënyrë kreative mbi melodi e ritme të njohura më parë.RNF.4.Nxënësit aplikojnë gjykim dhe vlerësim kritik të veprave artistike në muzikë, arte pamore, art dramatik dhe vallëzim, duke u bazuar në të kuptuarit e filozofisë së artit dhe parimet estetike.• Çmon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të të tjerëve duke analizuar formën, elementet shprehëse dhe mënyrat e teknikat e përdorimit të tyre në funksion të shprehjes artistike. • Përjeton, analizon dhe vlerëson në mënyrë kritike elementet karakteristike dalluese të kryeveprave artistike të trashëgimisë kulturore dhe artistike (muzikore, pamore, dramë, vallëzim) në kontekst kombëtar dhe më të gjerë. Çmon diversitetin kulturor ne rajon dhe më gjerë.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Krijim muzikorFjalët kyçe: krijim, pikturë.Rezultati/ete të nxënit për orë mësimore: - punon krijimin e vet bazuar në njohuritë muzikore, mbi ritmet e mësuara dhe simbolet muzikore;- zhvillon krijimin përmes arteve të tjera;- shpjegon emocionet e përjetuara nga muzika, dhe shprehjen e tyre me një art tjetër;- çmon dhe respekton punën e vet dhe të shokut.

