Page 107 - Demo
P. 107


                                    Art muzikor 9105Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Vazhdohet puna me mësimin e këngës“Mall për mëmëdhenë”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:>	dëgjimi i vijës melodike të këngës përmes QR code-it;>	procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);>	demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;>	këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga nxënësit;>	mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutrale;>	mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;>	interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;>	këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;>	përvetësimi i këngës: Përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i të gjitha strofave.>	përkryerja artistike e këngës: Këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Reflektimi (10 minuta)Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.VlerësimiVlerësimi i nxënësit/es do të bëhet për rezultatet e arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me këngën e re;N2: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N3: interpretimin e këngës me emocion;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup, korrekt në ritëm dhe në intonacion.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për krijimin e një eseje duke shpjeguar përjetime të ndryshme.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.- I -Në breg pul’bardhat çajnë fluturimsi kënga jon’ plot mall,këndojm’ nga largme dashuri, moj Arbëri.Të parët tanë me breng’ të lan’sa kohë më nuk të pan’,por sot si lule më je ti,moj Shqipëri.- Refreni -Valët e detit shkumbojn’ plot dallg’bashkë me shokët në breg kemi dal’,sa kemi mall s’ka deti val’,o moj e bukur Arbëri.Shikojm’ nga largmendojm’ për ty,o moj e bukur Shqipëri.Këtej ne degët, ti rrënjë matan,mes detit në stuhi,shkuan kaq mote e degët s’u than’,moj Arbëri.Kjo kënga jonë për ty përher’,na djeg si zjarr në gjitek zjarri yt ne jemi përjet’,moj Shqipëri.- Refreni -Valët e detit shkumbojn’ plot dallg’bashkë me shokët në breg kemi dal’,sa kemi mall s’ka deti val’,o moj e bukur Arbëri.Shikojm’ nga larg mendojm’ për tyo moj e bukur Shqipëri,shikojm’ nga larg mendojmë për ty,o moj e bukur Shqipëri!
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111