Page 109 - Demo
P. 109
Art muzikor 9107Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming), përmes një foto të vendosur në projektor nxit diskutimin lidhur me interpretues të ndryshëm. Ata/ato flasin rreth njohurive që kanë për këta artistë.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me një teknikë Harta e të pyeturit ku mësimdhënësi paraqet emrat e interpretuesve të suskseshëm shqiptarë,dhe u kërkon nxënësve/eve të flasin rreth veprimtarisë së tyre tësjella edhe përmes tekstit të nxënësit.Vazhdohet me dëgjimin e veprave muzikore:- fragment nga opera “Madamë Batërflaj” – Ermonela Jaho.fragment nga opera “Traviata” – Josif Gjipali.- fragment nga opera “Traviata” – Elbenita Kajtazi. Ata flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi interpretuesit shqiptarë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi veprimtarinë e interpretuesve shqiptarë nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen dy interpretues të njohur shqiptarë, duke diskutuar të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme:- Këndimi- Kombësia- Virtuoziteti- SuksesiVlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: dëgjimin e veprave muzikore, duke listuar përfaqësuesit shqiptarë interpretues që kanë dhënë kontributin e tyre;N3: shpjegimin e veprave që dëgjon duke thënë pse i pëlqen këndimi nga një interpretues i caktuar;N4: grumbullimin dhe prurjen në klasë me CD/DVD të veprave muzikore të interpretuara nga shqiptarë/kosovarë;N4: bashkëpunimin në grup për realizimin e detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë interpretime nga repertori i interpretuesve të ndryshëm shqiptarë dhe kosovarë me përdorimin e mediave (DVD, CD, magnetofon), grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet;REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.

