Page 11 - Demo
P. 11
Art muzikor 99Diagrama e Venit është teknikë që bën pjesë në stilin dëgjimor më anë të së cilës evidentohen të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve muzikore, formave muzikore, ngjarjeve muzikore, kompozitorëve të ndryshëm, 2 periudhave muzikore etj. Diagrami i Venit ndërtohet me prerjen e dy a më shumë rrathëve. Përdoret kryesisht gjatë fazës së reflektimit, pothuajse në çdo orë mësimi. Nëpërmjet tij, nxënësit zbulojnë tipare të përbashkëta dhe veçori dalluese në varësi të specifikave të temës së mësimit, si dhe mbajnë qëndrime personale lidhur me to.Harta e të pyeturit është teknikë që i përket stilit pamor dhe dëgjimor:është një skicë që shfaq idetë e rëndësishme të mësimit, të vendosura në një renditje logjike në trajtën e një skeme racionale pyetjesh, që lexohen dhe kuptohen me lehtësi nga nxënësit e cila shoqërohet me fragmente të ndryshme muzikore.Përparësitë:• Hap rrugën për diskutim.• Ndihmon nxënësit për të zhvilluar aftësi më të mëdha të të menduarit.• Tërheq nxënësit në punët e pavarura.• Rrit rolin e nxënësve në mësim.• Nxit të menduarit logjik.• Nxit dhe tërheq nxënësit pasivë.Si të krijojmë një hartë të pyeturi? Për të përpiluar një hartë të pyeturi, mund të ndiqet kjo rregullsi:• Shkruhet tema e mësimit që do të shpjegohet në qendër të tabelës.• Pas kësaj vizatohet harta e të pyeturit, në të cilën pas pyetjeve kyçe, gjenden të lidhura edhe pyetje të tjera që zgjerojnë hartën. Të mësuarit me projekte (Projekti)• Projekti kurrikular është strategji e të nxënit dhe mësimdhënies, me në qendër nxënësin, përmes së cilës nxënësit në mënyrë të pavarur ose/dhe si një anëtar i një grupi hulumtojnë mbi një çështje të caktuar ose një problem të lidhur me jetën reale. Projekti si veprimtari integruese me karakter kërkimor e krijues nxit zhvillimin e aftësive të larta të të menduarit, aftësive komunikuese, të bashkëpunimit, të përdorimit të TIK, të sipërmarrjes etj. • Projekti kurrikular në lëndën e muzikës është rubrikë e detyruar e portofolit të të nxënit.• Projekti kurrikular nuk duhet të përmbajë njohuri të reja.• Zbatimi i një projekti në lëndën e muzikës kërkon më shumë se një orë mësimore.• Projekti kurrikular mund të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit shkollor, pra në të tri periudhat, por mund të jetë i shtrirë dhe vetëm brenda një periudhe. Sido që të jetë shtrirja e projektit, ai ka vlerësimin e tij brenda vlerësimit të portofolit. Mësuesi, që kur planifikon projektin, duhet të ketë në mendje vlerësimin e tij. Vlerësimi nuk është diçka që ndodh vetëm në fund të projektit, mësuesi vlerëson nxënësit përgjatë zhvillimit të tij. TIPARE DALLUESE TË PËRBASHKËTAT TIPARE DALLUESEo _____________o _____________o _____________o _____________o _____________o _____________o _____________o _____________o _____________

