Page 115 - Demo
P. 115
Art muzikor 9113Libër për mësuesin/enPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (foto/postera/filmime), ku mësuesi nxit nxënësit të flasin në lidhje me profesionet të cilët kanë zhvilluar muzikën shqiptare sipas profesionit që ata kanë zgjedhur.Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri–tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja - (30 minuta)Më pas zhvillohet një kuiz ku nxënësit plotësojnë të gjitha aftësitë që duhet të zotërojë një profesion i caktuar.• Kompozitori• Dirigjenti• Instrmentisti• Këngëtari• Muzikologu• Etnomuzikologu• MësimdhënësiAta zgjerojnë më shumë diskutimin lidhur me profesionet muzikore.Nxënësit nxiten për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi profesionet muzikore që ju kanë lënë mbresa nga interneti, dhe sjellin prezantimin e tyre në klasë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi profesionet muzikore përmes një klasteri apo diagrame veni.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: identifikimin e profesioneve muzikore nëpërmjet pamjes apo përjetimit konkret;N3: shpjegimin e profesioneve muzikore duke veçuar karakteristikat e tyre;N4: grumbullimin e materialeve për proefsionet muzikore;DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të zhvillojnë punimin e tyre për një nga profesionet muzikore.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.

