Page 12 - Demo
P. 12


                                    Libër për mësuesin/en10IV. MATERIALE DHE BURIME MËSIMOREGjatë mësimit të muzikës për realizimin e kompetencave, mësimdhënësi përdor mjete didaktike dhe burime, të cilat nxënësi/ja i prek, i shikon, i përdor, i dëgjon etj. Ai përdor mjete vizuale, teknologji të nevojshme, jep ndihma të veçanta, përshtat shembuj të ndryshëm, krijon mjedisin e përshtatshëm për aktivitete. Teknologjia ka një ndikim të madh në muzikë duke ndihmuar nxënësit/et të eksplorojnë këngë me tematikë të ndryshme, për të rinj, arie, muzikal, vepra muzikore të ndryshme, duke zhvilluar aftësitë e tyre në njohjen më të plotë të muzikës.Tekstet dhe materialet sigurojnë përmes përdorimit të tyre një qasje të përshtatshme me moshën dhe mundësinë e nivelit të të mësuarit. Me anë të mediave, detyrave dhe projekteve të ndryshme nxënësve/eve u krijohet mundësia të demonstrojnë apo të prezantojnë punët dhe krijimet e tyre.Muzika studiohet përmes njohjes dhe përdorimit të mjeteve, materialeve, teknikave e procedurave specifike muzikore, p.sh: për dëgjim muzikor, shikim të shfaqjeve për ndjekjen e pjesëve muzikore, të këngëve përdoren magnetofoni, TV-ja, CD dhe DVD.Përveç materialeve, shfrytëzohen edhe burime mësimore, si: teksti shkollor, internet etj.Disa nga mjetet më të përdorshme didaktike janë:• Mjetet audiovizive, si: TV, magnetofon, video, video-projektor, kompjuter, internet, CD, DVD.• Mjetet dëgjimore: radio, magnetofon etj.• Mjetet verbale, tekstet si: tekstet mësimore (të detyruara), libri i mësues/it, fletoret e punës, katalogë, albume që mund të përdoren në shkollë për të mbështetur punën e nxënësve/eve dhe demonstruar vepra të ndryshme muzikore. Këto burime duhet të diskutohen dhe vlerësohen nga stafi si një pjesë e planit të tyre për muzikën. Ky plan është i rëndësishëm për të përzgjedhur burimet e dyta, të cilat ndihmojnë për të mbështetur nxënësit/et në punët e tyre krijuese dhe performuese, si dhe në krijime të ndryshme.• Mjedisi mësimor (klasa, kabinetet e muzikës etj.).V. ORGANIZIMI DHE KUPTIMI I TEKSTIT TË NXËNËSIT, SIPAS PROGRAMIT MËSISMORKy tekst mësimor është organizuar në katër koncepte dhe tema mësimore. Ato janë:1. Krijimtaria dhe performanca artistike• Këngë• Bllokflaut• Krijim muzikor2. Gjuha dhe komunikimi artistik• Elementet muzikore• Shkrimi dhe leximi muzikor• Shkallët muzikore
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16