Page 20 - Demo
P. 20
Libër për mësuesin/en18VI. Kompetenca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm:VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultate e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temave:RNF. 3. Nxënësit kuptojnë zhvillimin dhe ndikimin e artit në shoqëri dhe anasjelltas në kontekstin historik, social dhe kulturor.1.1.Njeh në mënyrë më të kompletuar kryeveprat artistike në nivel kombëtar dhe botëror. 1.2.Demonstron të kuptuarit e ndërlidhjes në mes zhvillimeve shoqërore në periudha të ndryshme kohore dhe ndikimit në stilet, zhanret, format, formacionet dhe elementet shprehëse artistike (p.sh., baroku, klasikja, romantizmi etj., dhe karakteristikat dalluese ose specifikat e krijimtarisë artistike muzikore, figurative në këto stile). 1.3.Prezanton disa nga përfaqësuesit më të spikatur të stileve e periudhave artistike në nivel global dhe lokal e kombëtar.RNF.4.Nxënësit aplikojnë gjykim dhe vlerësim kritik të veprave artistike në muzikë, arte pamore, art dramatik dhe vallëzim, duke u bazuar në të kuptuarit e filozofisë së artit dhe parimet estetike.1.1.Çmon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të të tjerëve duke analizuar formën, elementet shprehëse dhe mënyrat e teknikat e përdorimit të tyre në funksion të shprehjes artistike. 1.2.Përjeton, analizon dhe vlerëson në mënyrë kritike elementet karakteristike dalluese të kryeveprave artistike të trashëgimisë kulturore dhe artistike (muzikore, pamore, dramë, vallëzim) në kontekst kombëtar dhe më të gjerë.1.3.Çmon diversitetin kulturor në rajon dhe më gjerë.

