Page 41 - Demo
P. 41
Art muzikor 939VII. PLANIFIKIME DITORE TË LËNDËS, ART MUZIKOR, KLASA 9-TËASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (Nëntë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistikTematika: Shkrimi dhe leximi muzikorRezultatii të nxënit të temës:Nxënësi/ja:1. dallon, analizon dhe krahason elementet muzikore në veprat muzikore që dëgjon;2. përdor në mënyrë efektive dhe të vetëdijshme e kreative, elementet e gjuhës muzikore (ritmet, meloditë) në këndim, luajtje në instrumente muzikore dhe krijim të tërësive të reja muzikore;3. njeh dhe përdor funksionin dhe emërtimin e elementeve shprehëse muzikore, si p.sh.:nuanca të ndryshme në temp, dinamike, harmoni etj;4. dallon, përpunon dhe prezanton karakteristikat, risitë dhe veçantitë e gjuhës dheshprehjes muzikore në periudhat e ndryshme stilistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF. 1. Demonstron prirje për të zhvilluar ndonjë ose disa shkathtësi artistikenë muzikë, dramë, arte pamore e vallëzim.• Këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, këngë dhe melodi të thjeshta sipas imitimit dhe me tekst notal;Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.• Improvizon në mënyrë kreative mbi melodi e ritme të njohura më parë.• Krijon melodi, ritme, këngë e shoqërime instrumentale të këngëve.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: RikujtojmëFjalët kyçe: melodi e këngës, tekst i këngës, shkallët muzikore,ritmet muzikore, muzika popullore, format muzikore.

