Page 42 - Demo
P. 42
Libër për mësuesin/en40Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- rikujton ritmet muzikore, format muzikore, muzika popullore, instrumentet muzikore etj., të klasës së 8-të;- plotëson njohuritë muzikore duke verifikuar kujtesën dhe saktësinë lidhur me to; - respekton mendimin e shokëve duke diskutuarnjohuritë e veta muzikore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, QR code, CD, magnetofon, materiale nga teksti.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe shoqëriaPërdorimi në jetën e përditshme i konceptevetë simboleve “himn”, “gjuhë” “flamur” shkallët muzikore me dy shenja në armature, muzikë popullore etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësveMësimi fillon me një situatë diskutimi me nxënësit, duke nxitur sipas teknikës pyetje-përgjigje mbi njohuritë e marra në klasën e 8-të, p.sh.: ritëm i thjeshtë, ritëm i përbërë, instrumente muzikore, muzika popullore, duke vendosur vetëm fjalën në tabelë dhe nxënësit përgjigjen me një togfjalësh.Ndërtimi i njohurive të rejaVazhdohet puna konkursin mes dy skuadrave ku mësimdhënësi ka përgatitur një grup pyetjesh për të dyja skuadrat (pyetjet e mundshme për skuadrat).• Dëgjo “Himni Kombëtar” dhe përcakto tonalitetin:a. Do Maxhor b. Sol Maxhor c. Fa Maxhor• Në shkallën Sol + dhe Fa + gjysmëtonet ndodhen në gradët:a. 2-3 5-6 b. 4-5 6-7 c. 3-4 7-8• Rretho përgjigjen e saktë.• Masa 5/8 formohet ngaa. një masë e thjeshtë b. dy masa të thjeshta c. tri masa të thjeshta• Masa 7/8 kaa. 2 lëvizje dore b. 3 lëvizje dore c. 4 lëvizje dore• Masa 9/8 formohet ngaa. dy masa të thjeshta b. tri masa të thjeshta c. katër masa të thjeshtaRretho përgjigjen e saktë.• Kënga polifonike këndohet në:a) Shqipërinë e Veriut; b) Shqipërinë e Mesme; c) Shqipërinë e Jugut.Plotëso fjalitë e mëposhtme.Simbolet kombëtare të një vendi janë:_______________________________________________________________Plotëso vendet bosh në fjalitë e mëposhtme:Shkalla maxhore me dy diezë është _________.Shkalla maxhore me dy bemolë është __________.Plotëso vendet bosh në fjalitë e mëposhtmePjesë e folklorit tonë muzikor janë:1. _____________________2. _________________________ 3. _________________________

