Page 44 - Demo
P. 44
Libër për mësuesin/en42ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet:Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëRezultati i të nxënit të temës:- këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, individualisht ose në grup, këngë dhe melodi nga zhanre të ndryshme (artistike, popullore, muzikë e lehtë, muzikë e popullarizuar etj.) sipas tekstit notal dhe imitimit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF.1. Nxënësit, sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual, zhvillojnë shkathtësi të ndryshme për interpretim artistik në aktivitete artistike muzikore, pamore, vallëzim, aktrim etj.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Këngë arbëresheFjalët kyçe: tekst i këngës, melodi, interpretim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- komunikon qartë njohuritë muzikore, duke i lidhur ato me emocionet e këngëve që këndon;- këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngën me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve/shoqeve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, QR code, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi dhe Shoqëria dhe mjedisiHistoria, faktet , heronjtë bëjnë atë që quhet Historia e një populli.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari bisedë me nxënësit, duke u kërkuar atyre të përshkruajnë se çfarë ata dinë për arbëreshët e Italisë apo për shqiptarët në diasporë duke zbuluar fakte, personazhe dhe data të rëndësishme për këtë luftë.

