Page 46 - Demo
P. 46


                                    Libër për mësuesin/en44ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (Nëntë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikorTema “Shkrim leximi muzikor”Rezultati i të nxënit të temës:1. njeh parimin e tonaliteteve të ndryshme muzikore dhe simbolet e tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive gjatë lojës muzikore.II.3. Kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore.II.7. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4 Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.1. Kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF.2. 2.2. Përdorin në mënyrë efektive njohuritë e tyre mbi elementet, proceset dhe teknikat interpretuese dhe krijuese artistike duke i përdorur ato në mënyrë të vetëdijshme në krijimet e tyre vetjake.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Tonaliteti në muzikëFjalët kyçe: tonalitet muzikor, tonika, maxhore, minore.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- identifikon ndryshimet midis tonalitetit maxhor dhe minor nëpërmjet dëgjimit të veprave muzikore;- shpjegon tonalitetet muzikore maxhore dhe minore;- shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës sipas tonalitetit që ka vija melodike;- dëgjon dhe respekton punën e vet dhe të shokut.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: MatematikaPërdorimi i shenjave dhe simboleve në një kontekst të dhënë. 
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50