Page 48 - Demo
P. 48
Libër për mësuesin/en46ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Gjuha dhe komunikimi artistik muzikorTema \Rezultati i të nxënit të temës:1. përdor në mënyrë efektive dhe të vetëdijshme e kreative, elementet e gjuhës muzikore (ritmet, meloditë) në këndim, luajtje në instrumente muzikore dhe krijim të tërësive të reja muzikore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.9. inicimi i veprimeve konstruktive gjatë lojës muzikore;II.3. kupton, ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari muzikore;II.7. vlerësimi dhe vetëvlerësimi;III.4 identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme;III.5. mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive;IV.1. paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon;V.2. dëshmim i vetëbesimit;VI.1. kompetenca të raporteve ndërpersonale, ndërkulturore dhe shoqërore.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF.2. 2.2 Përdorin në mënyrë efektive njohuritë e tyre mbi elementet, proceset dhe teknikat interpretuese dhe krijuese artistike duke i përdorur ato në mënyrë të vetëdijshme në krijimet e tyre vetjake.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Ushtrime këndimi”Fjalët kyçe: ritëm i thjeshtë, tonalitet, theks i fortë, theks i butë.Rezultati/ete të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- lexon ushtrime në ritmet e mësuara;- këndon sipas tonalitetit në ritmin 2/4, 3/4 dhe 4/4;- shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës sipas tonalitetit që ka vija melodike;- dëgjon dhe respekton punën e vet dhe të shokut.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: MatematikaPërdorimi i shenjave dhe simboleve në një kontekst të dhënë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me diskutime lidhur me ritmet e thjeshta, të përbëra dhe të përziera ku mësimdhënësi pyet lidhur me rrahjet, vlerat e notave brenda një mase muzikore etj. Ndërtimi i njohurive të reja - (30 minuta) Vazhdohet më tej mësimi duke lexuar dhe kënduar sipas tonaliteteve që ka çdo ushtrim i dhënë në tekst. Gjatë këndimit të ushtrimeve rrethohet me ngjyrë pikërisht nota që pëson ndryshime/përdoret shenja e shartimit dhe ku melodia ndryshon.

