Page 53 - Demo
P. 53


                                    Art muzikor 951PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (vendosja e dy fotografive apo shkrimi i emrave të dy muzikantëve) ku mësimdhënësi nxit nxënësit të flasin rreth asaj që dinë rreth tyre. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një hartë konceptesh duke vendosur fjalë kyçe:Niket Dardani Ramesiana Jan Kukuzeli Pasi mbledh të dhënat nga nxënësit, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës dhe rolin e dy muzikantëve shqiptarë në muzikën kishtare.• identifikimin dhe shpjegimin himneve, përmes dëgjimit të “Te Deum” – Niket Dardani.• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis psalmeve apo himneve qe ata dëgjojnë;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën dhe veprimtarinë e dy muzikantëve shqiptarë nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi veprimtarinë e dy muzikantëve shqiptarë përmes një diagrame veni.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: Njohjen me jetën dhe veprimtarinë e dy muzikantëve shqiptarë Niket Dardani dhe Jan Kukuzeli.N3:Shpjegimin ezhvillimit të muzikës dhe veprat e muzikantëve shqiptarë, duke u ndalur në dy himne apo psalme.N4: Krahasimin duke gjykuar mbi dy vepra muzikore të dy muzikantëve shqiptarë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy himne dhe krijojnë një vlerësim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.NIKETË DARDANIMUZIKANTËSHQIPTARËJAN KUKUZELI
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57