Page 55 - Demo
P. 55


                                    Art muzikor 953Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Artet, gjuha dhe letërsiaLidhja e njohurive muzikore të periudhës së mesjetës me letërsinë. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (dëgjim i fragmentit muzikor shkëputur nga “Deum verum” ) ku mësuesi nxit nxënësit të përcaktojnë sa zëra dëgjojnë gjatë këndimit. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një hartë konceptesh duke vendosur fjalë kyçe:Neumamuzika në mesjetëkorali gregorian Guido D’ArecoPasi mbledh të dhënat nga nxënësit, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së mesjetës, përfaqësuesve dhe llojit të muzikës që u zhvillua;• identifikimin dhe shpjegimin koralit gregorian përmes dëgjimit të koraleve të ndryshme;• shpjegimin konkret përmes dëgjimit të polifonisë dhe monofonisë;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis koraleve të ndryshme;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi zhanret muzikore përmes teknikës së Klasterit.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: kuptimin etermave mesjetë, stil muzikor, korali gregorian, polifoni, monofoni, neuma etj.;N3: shpjegimin e zhvillimit të muzikës gjatë periudhës së mesjetës, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;N4: gjykimin e dy veprave muzikore të periudhës së mesjetës duke nxjerrë në pah karakteristikat.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy korale ose dy pjesë polifonike dhe krijojnë një vlerësim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59