Page 56 - Demo
P. 56
Libër për mësuesin/en54ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: Kreativitet muzikor.Rezultati i të nxënit të temës:- krijon tërësi të reja muzikore në bazë të ritmit, tekstit poetik etj;- shfrytëzon teknologjinë bashkëkohore (dhe atë muzikore) sipas interesimit dhe prirjes për të performuar dhe krijuar shprehje.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.9. Inicimi i veprimeve konstruktive.II.5. Të kuptuarit, të analizuarit, të gjykuarit, të sintetizuarit.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.1. Mësimi për të mësuar/nxënë – vetorganizimi i të nxënit.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF 1I.1. Improvizon në mënyrë kreative mbi melodi e ritme të njohura më parë.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Krijim muzikorFjalët kyçe: krijim, tonalitet, tekst poetik.Rezultati/e te të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- punon krijimin e vet bazuar në njohuritë muzikore, mbi ritmet e mësuara dhe simbolet muzikore;- zhvillon në tonalitete të ndryshme muzikore krijimin e vet;- shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës gjatë tonalitetit të përzgjedhur dhe përdorimit të vlerave të ndryshme të notave dhe pushimeve;- respekton punën e vet dhe të shokut.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

