Page 58 - Demo
P. 58
Libër për mësuesin/en56ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëRezultati i të nxënit të temës:- këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, individualisht ose në grup, këngë dhe melodi nga zhanre të ndryshme (artistike, popullore, muzikë e lehtë, muzikë e popullarizuar etj.) sipas tekstit notal dhe imitimit;- interpreton në performanca të ndryshme të kombinuara (muzikë, dramë, vallëzim).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF.1. 1. 1. Nxënësit, sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual, zhvillojnë shkathtësi të ndryshme për interpretim artistik në aktivitete artistike muzikore, pamore, vallëzim, aktrim etj.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kënga “Jeta kërkon dashuri”Fjalët kyçe: tekst i këngës, melodi, interpretim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- komunikon qartë njohuritë muzikore, duke i lidhur ato me emocionet e këngëve që këndon;- këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngët me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin e shokëve/shoqeve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, QR code, CD, magnetofon, materiale nga interneti.Fusha: Gjuhët dhe komunikimi: letërsia.Përdorimi në jetën e përditshme i koncepteve “jeta”, “dashuri nëne”, “lumturi”.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari fillon mësimin me një brainstorming ku mësuesi/ja nxit përmes pyetjeve: Çfarë është dashuria e nënës për Ju? Sa e madhe është dashuria e saj ndaj fëmijëve?Nxënësve u kërkohet që të flasin lidhur me për emocionet që përcjell arti i fjalës dhe i melodisë. Diskutimet ndihmojnë që ata të kuptojnë vetë se sa të rëndësishme janë simbolet e një kombi.

