Page 59 - Demo
P. 59


                                    Art muzikor 957Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Vazhdohet puna me mësimin e këngës “Jeta kërkon dashuri” duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:>	dëgjimi i vijës melodike të këngës në CD;>	procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);>	demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;>	këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga CD – me vesh nga nxënësit;>	mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutral;>	mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizimm>	interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;>	këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram.Reflektimi (10 minuta) >	Përvetësimi i këngës: Përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i të gjitha strofave.>	Përkryerja artistike e këngës: Këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Gjatë mësimit të këngës, tregohet kujdes për respektimin e ritmit, të intonacionit dhe të interpretimit të këngës.VlerësimiVlerësimi i nxënësit/es do të bëhet për rezultatet e arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me këngën e re.N2: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit.N3: interpretimin e këngës me emocion.N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup, korrekt në ritëm dhe në intonacion.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për çmuarjen dhe vlerësimin e tekstit dhe melodisë së këngës.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re (këndimin në ritëm dhe intonacion deri në përkryerje artistike).- I -Se jeta ikën e jo nuk kthen,dita pret diellin që sa po vjen,ma jep ti dorën të lutem pak,un’ ta jap zemrën në çast.- Refreni -Kjo dashuri që sundon në k’të bot’duam të zgjohet tek çdo njeri,duam që zemrat të ken’ lumturiashtu si un’, ashtu dhe ti.Hej, hej, jeta kërkon dashuri.- II -Zemrat kërkojn’ veç dashuri,jo lot në sy, nënat kërkojnë,nga çdo njeri, nga çdo njerijeta kërkon dashuri.
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63