Page 61 - Demo
P. 61
Art muzikor 959PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming, dëgjim i fragmentit muzikor të shkëputur nga “Ave Maria Stella” të Gijom Dyfej ku mësuesi nxit nxënësit të përcaktojnë shkurtimisht përjetimin muzikor. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një hartë konceptesh duke vendosur fjalë kyçe:Madrigalimuzika në rilindje kaçia balada melodrama Pasi mbledh të dhënat nga nxënësit, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së rilindjes, përfaqësuesve dhe llojit të muzikës që u zhvillua;• identifikimin dhe shpjegimin formave muzikore si madrigali, balada, kaçia etj.,përmes dëgjimit të tyre;• shpjegimin të karakteristikave të secilës nga format muzikore;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis formave muzikore të ndryshme;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi format muzikore të periudhës së rilindjes.Mund të zhvillohet edhe përmes DIagramës së Venit.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: kuptimin etermave rilindje, forma muzikore, melodramë etj.;N3: shpjegimin e zhvillimit të muzikës gjatë periudhës së rilindjes, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;N4: gjykimin e dy veprave muzikore të periudhës së rilindjes duke nxjerrë në pah karakteristikat.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy korale ose dy forma muzikore (madrigali dhe baladën) dhe krijojnë një vlerësim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.MADRIGALI RILINDJA MELODRAMA

