Page 62 - Demo
P. 62


                                    Libër për mësuesin/en60ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëRezultati i të nxënit të temës:1. këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, individualisht ose në grup, këngë dhe melodi nga zhanre të ndryshme (artistike, popullore, muzikë e lehtë, muzikë e popullarizuar etj.) sipas tekstit notal dhe imitimit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF 1.1.1. Nxënësit, sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual, zhvillojnë shkathtësi të ndryshme për interpretim artistik në aktivitete artistike muzikore, pamore, vallëzim, aktrim etj.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kënga “Për ty Atdhe”Fjalët kyçe: tekst i këngës, melodi, interpretim.Rezultati/e te të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- komunikon qartë njohuritë muzikore, duke i lidhur ato me emocionet e këngëve që këndon;- këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngën me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve/shoqeve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, QR code, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi dhe Shoqëria dhe mjedisiKultura, identiteti kombëtar, gjuha, muzika etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari bisedë me nxënësit, duke u kërkuar atyre të flasin lidhur me atdheun ose dheun e të parëve.Diskutohet rreth kësaj teme.
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66