Page 64 - Demo
P. 64
Libër për mësuesin/en62ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema: “Zhanret muzikore”Rezultatii të nxënit të temës:1. njeh zhvillimet që kanë ndikuar në paraqitjen dhe përsosjen e gjinive të caktuara muzikore në periudha të ndryshme;2. njeh përfaqësuesit kryesorë të llojit/gjinisë muzikore dhe kontributin konkret të tij/saj.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.RNF. 3. Nxënësit kuptojnë zhvillimin dhe ndikimin e artit në shoqëri dhe anasjelltas në kontekstin historik, social dhe kulturor.3.1. njeh në mënyrë më të kompletuar kryeveprat artistike në nivel kombëtar dhe botëror; 3.2. demonstron të kuptuarit e ndërlidhjes në mes zhvillimeve shoqërore në periudha të ndryshme kohore dhe ndikimit në stilet, zhanret, format, formacionet dhe elementet shprehëse artistike (p.sh., rilindja, baroku, klasikja, romantizmi etj., dhe karakteristikat dalluese ose specifikat e krijimtarisë artistike muzikore, figurative në këto stile). 3.3. prezanton disa nga përfaqësuesit më të spikatur të stileve e periudhave artistike në nivel global dhe lokal e kombëtar.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Kultura muzikore gjatë Barokut”Fjalët kyçe: barok, koncerto grosso, oratorio, opera, baleti.Rezultati/e te të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- jep kuptimin e termave barok, koncertogrosso, balet, oratorio, opera si forma muzikore që u krijuan gjatë kësaj periudhe;- shpjegon zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së Barokut, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;- shpjegon duke gjykuar mbi dy vepra muzikore të periudhës së Barokut dhe përfaqësuesve të saj;- ndan njohuritë e veta me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, QR code, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Artet, gjuha dhe letërsiaLidhja e njohurive muzikore të periudhës së Barokut me letërsinë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (dëgjim i fragmentit muzikor të shkëputur të shkëputura nga Concerto Grosso “Katër stinët” e Vivaldit,

