Page 65 - Demo
P. 65
Art muzikor 963ku mësuesi nxit nxënësit të përcaktojnë shkurtimisht përjetimin muzikor. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja - (30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një hartë e mendjes duke vendosur fjalë kyçe:Mësuesi bashkë me nxënësit shkruan të dhënat lidhur me koncerto grosso-n e Vivaldit. Më pas, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së Barokut, përfaqësuesve dhe llojit të muzikës që u zhvillua;• identifikimin dhe shpjegimin formave muzikore si koncerto grossos, operës, oratorios, baletit etj., përmes dëgjimit të tyre.• shpjegimin të karakteristikave të secilës nga format muzikore dhe gjinive muzikore;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis formave muzikore të ndryshme;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi format muzikore të periudhës së rilindjes.Mund të zhvillohet edhe përmes Diagramës së Venit.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: kuptimin e termave Barok, forma muzikore, koncerto grosso, opera, balet etj.;N3: shpjegimin e zhvillimit të muzikës gjatë periudhës së Barok, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;N4: gjykimin e dy veprave muzikore të periudhës së Barokut duke nxjerrë në pah karakteristikat;DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy kohë nga Stinët e Vivaldit, koncerto grosso-n (Pranvera dhe dimri) dhe krijojnë një përjetim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.PRANVERAKONCERTO GROSSO VJESHTA

