Page 66 - Demo
P. 66
Libër për mësuesin/en64ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema “Krijuesdhe performues”Rezultati i të nxënit të temës:1. njeh krijuesit dhe performuesit e veprave muzikore artistike që dëgjon, nga literatura botërore e periudhave dhe stileve të ndryshme dhe nga krijimtaria kombëtare;2. njeh, analizon dhe krahason veprat muzikore të dëgjuara, sipas karakteristikave themelore: formës, tonalitetit, stilit, periudhës, gjinisë/llojit, formacionit interpretues dhe krijuesve të tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.RNF. 3. Nxënësit kuptojnë zhvillimin dhe ndikimin e artit në shoqëri dhe anasjelltas në kontekstin historik, social dhe kulturor.3.1. njeh në mënyrë më të kompletuar kryeveprat artistike në nivel kombëtar dhe botëror; 3.2. demonstron të kuptuarit e ndërlidhjes në mes zhvillimeve shoqërore në periudha të ndryshme kohore dhe ndikimit në stilet, zhanret, format, formacionet dhe elementet shprehëse artistike (p.sh., rilindje, baroku, klasikja, romantizmi etj., dhe karakteristikat dalluese ose specifikat e krijimtarisë artistike muzikore, figurative në këto stile). 3.3. prezanton disa nga përfaqësuesit më të spikatur të stileve e periudhave artistike në nivel global dhe lokal e kombëtar.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Përfaqësues dhe vepra muzikore”Fjalët kyçe: vepra muzikore, krijimtari artistikeRezultati/ete të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:• identifikon vepra muzikore të krijuara nga kompozitorë të ndryshëm, gjatë periudhës Barok përmes dëgjimit;• shpjegon karakteristikat e veprave muzikore të krijuara gjatë periudhës Barok;• shfaq parapëlqimin e vet për kompozitorin dhe veprën muzikore që i pëlqen më shumë, duke dëgjuar dhe argumentuar atë;• sjell informacione për krijuesit dhe interpretuesit më të njohur të muzikës të krijuar gjatë periudhës Barok;• respekton dhe vlerëson mendimin e shokëve/shoqeve.

